Enca merr vendimin e papritur, për të mirën e shëndetit mendor

schedule15:06 - 15 Gusht, 2021

schedule 15:06 - 15 Gusht, 2021

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka marrë një vendim që i ka surprizuar të gjithë fansave të saj. Ajo ka njoftuar se do të largohet për disa kohë nga rrjetet sociale për t’u marrë më shumë me veten e saj dhe se prej 9 vitesh është lodhur shumë duke punuar non stop.

Enca dëshiron të bëjë një pushim dhe të ketë më shumë prioritet shëndetin mendor, emocional dhe shpirtëror.

“Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh. Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion.

Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj. Ëndrrat dhe ambiciet e tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Encës është “Suavele”, i publikuar dy javë më parë dhe në bazë të klikimeve ka rezultuar një sukses i vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!