Noizy është ndër reperët shqiptar që për një kohë të gjatë ka qëndruar aktiv në skenë. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka mbështetur edhe artistë të rinj të bëhen pjesë e grupi të tij OTR, siç ishte edhe Enca Haxhia.
Në një intervistë në emisionin NIN, Noizy, ka folur rreth marrëdhënies me ish-bashkëpunëtoren e tij, me të cilën ka pasur edhe konflikte. Ai e konsideron Encën si person të lodhshëm.
“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet “, është shprehur ai. Mes tjerash, reperi i hiteve të shumta ka thënë se ai ka dashur që Enca të jetë mirënjohëse ndaj ndihmës së tij. l.k/abcnews.al