Enca dhe Don Xhoni lënë pas artistët e tjerë, marrin “fronin” si më të dëgjuarit e javës

schedule10:01 - 9 Gusht, 2020

schedule 10:01 - 9 Gusht, 2020

Enca Haxhia dhe Don Xhoni sollën një javë më parë bashkëpunimin e tyre “Break Down”, këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Kënga deri më tani numëron afro 5 milion klikime në Youtube, ndërsa ka arritur të zbresë nga froni “Panoramën” e Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit dhe “PP” të Mozzik-ut dhe Kidës.

Ndërkohë, në vendin e dytë si më të dëgjuarit e javës kanë zbritur Xhensila dhe Ardiani, ndjekur më pas nga Kida e Mozzik dhe në vendin e tretë është renditur “Fajet” e Dhurata Dorës dhe Azet. Por, ajo që vihet re është se krahas artistëve të tjerë, Mozzik ka arritur të debutojë në listën e më të dëgjuarve me disa këngë.

Bëhet fjalë për “Madonnën”, këngë e cila ka zbritur në vendin e 9-të, ndjekur më pas me “Hanën” dhe “Kërkun” një tjetër bashkëpunim me Kidën, projekte të cilat janë pjesë e albumit “Mozzart” që u publikua me 31 Korrik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!