Enca Haxhia ka përcjellë një mesazh për artistët meshkuj homoseksualë shqiptarë, që sipas saj duhet të dalin publikisht. Përmes një postimi, këngëtarja shprehet se duhet të tregojnë veten e tyre të vërtetë dhe të mos bëjnë një jetë të dyfishtë duke paguar modele për t’i postuar në rrjetet sociale.
“Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre.Jemi lodhur nga ky maskilitet toksik dhe fals. Boll paguat modele për t’i postuar, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë.
Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, shkruan ajo. “Mos më kërkoni të “ekspozoj” njerëzit. Kjo është e gabuar. Të gjithë duhet të dalin me kohën e tyre. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që duhet të bëjnë një jetë të dyfishtë, nuk mund të jenë vetvetja.
Bota do të ishte shumë më mirë nëse ne do të ishim jo gjykues dhe do t’i lejonim të gjithë të jetonin të lirë.“, shkruan më tej Enca.
/abcnews.al