Jo më kot vlerësohen si më të mirët. Premier Liga angleze konsiderohet si kampionati më I fortë I botës, dhe sezoni në Champions deri tani e konfirmon plotësisht.
Njukasëll Junajtid u bë praktikisht skuadra e pestë e Anglisë që kualifikohet në raundin e dytë, pas fitores 6-1 në Azerbajxhan ndaj Karabakut.
Skuadra e dikurshme e Ansi Agollit nuk pati shanse këtë herë, pavarësisht zotërimit të mirë të topit, dhe epërsia e të mbiquajturve “laraskat” ishte tronditëse.
Plot 20 gjuajtje dhe 13 në kuadrat, ndaj vetëm 4 të vendasve.
Entoni Gordon ishte protagonisti absolut me 4 gola, madje që në pjesën e parë, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Tio dhe Mërfi.
Çfarë do të thotë ky rezultat 6-1?
Padyshim atë që Njujkasëlli është I fortë, ashtu si gjithë ekipet e tjerë të Premier Ligës.
Jo më kot Arsenali është favorit për të marrë trofeun, ndërsa të patën dy ekipet ishullore priten në gjysmëfinale nga katër gjithsej.
Shpikësit e futbollit do të prezantohen në të tetat e finaleve me 5 skuadra nga 16 gjithsej, dhe këto janë Arsenali, Liverpuli, Mançester Siti, Çelsi dhe me siguri thuajse të plotë, Njukasëlli.


