Emri zyrtar i Indisë po ndryshon, lëvizja e kryeministrit Modi në G20 e konfirmon atë

schedule11:11 - 9 Shtator, 2023

schedule 11:11 - 9 Shtator, 2023

Kryeministri indian Narendra Modi mbajti fjalimin e tij të hapjes në samitin e G20 në Nju Delhi i ulur pas një tabele ku emri i vendit të tij është ‘Bharat’, një shenjë se ai mund të ndryshojë emrin zyrtar të Indisë.

Pak ditë më parë ftesat për darkën e samitit iu dërguan udhëheqësve të G20-ës nga “presidenti i Bharat”, Draupadi Murmu, duke shkaktuar një valë zërash se emri zyrtar anglez i vendit do të ndryshojë.

Për më tepër, logoja e konferencës përmban emrat “India” në anglisht dhe “Bharat” në Hindi.

Prejardhja e emrit

Modi shpesh përdor fjalën ‘Bharat’ kur i referohet Indisë, një nga dy emrat zyrtarë të vendit sipas Kushtetutës së tij, i cili rrjedh nga tekstet e lashta hindu të shkruara në sanskritisht.

Anëtarët e partisë nacionaliste hindu BJP (Bharatiya Janata) tashmë kanë bërë fushatë kundër emrit “India”, i cili i ka rrënjët në antikitetin perëndimor dhe i është imponuar vendit gjatë sundimit kolonial britanik.

Qëllimi është të eliminohen simbolet e kolonializmit britanik

Qeveria Modi ka kërkuar të zhdukë simbolet e kolonializmit britanik nga qytetet indiane, institucionet politike dhe librat e historisë së vendit.

Në fillim të këtij viti ministri i Jashtëm indian S. Jaishankar u duk se mbështeti idenë e ndryshimit të emrit.

“Emri Bharat,” shpjegoi ai, “mbart me vete një kuptim, një perceptim dhe një lidhje, e cila pasqyrohet gjithashtu në Kushtetutën tonë,” raportoi të mërkurën Hindustan Times e Indisë.

Perspektiva e një ndryshimi të tillë ishte e mjaftueshme për të shkaktuar reagime të përziera në mesin e kundërshtarëve të Modit, si dhe mbështetësve entuziastë të ndryshimit.

Ata duan t’i mbajnë të dyja fjalët

“Shpresoj që qeveria të mos gabojë për të fshirë plotësisht ‘Indinë'”, komentoi Shashi Tharut, një zyrtar i lartë i partisë opozitare të Kongresit në Platformën X.

“Ne duhet të vazhdojmë të përdorim të dyja emrat”, shtoi ai.

Nga ana e tij, lojtari i kriketit Virender Sehwag shprehu gëzimin e tij për perspektivën e një ndryshimi të tillë dhe kërkoi nga Shoqata Indiane e Kriketit që të vendoste fjalën ‘Bharat’ në uniformat zyrtare të ekipit.

“India është emri i dhënë nga britanikët dhe ka ardhur koha për t’u kthyer në emrin tonë origjinal ‘Bharat’,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!