Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe krimin e organizuar

schedule15:10 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 15:10 - 19 Dhjetor, 2019

Arben Kraja do të jetë kreu i SPAK. Kraja mori gjashtë votat e nevojshme për të qenë kandidat fillimisht, ndërsa pritej votimi i kreut të KLP Gent Ibrahimi për të shpallur kryetarin, pasi ky i fundit kishte të drejtën e dy votave.

Secili nga anëtarët e KLP kishin të drejtë të votonin vetëm njëherë, raporton abcnews.al. Rrjedhimisht, kush merrte gjashtë vota kualifikohej si kandidat.

Më parë u skualifikua Altin Dumani që mori katër vota.

Ccdo gjë u qartësua kur Ibrahimi i dha dy votat e tij për Edvin Kondilin duke bërë kështu që gjashtë votat e Krajës të bënin që të ishte ai kreu i SPAK. /abcnews.al