EMRI/ Zëvendëspresidentja kolumbiane: Kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen e prokurorit paraguaian

schedule10:11 - 25 Maj, 2022

schedule 10:11 - 25 Maj, 2022

Hetimi për atentatin ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, më 10 maj në Barú (Cartagena) vazhdon dhe dihen detaje të personave të tjerë të përfshirë. Zëvendëspresidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, paraqiti një dokument me 19 emrat e të kapurve të identifikuar si të ekstradueshëm.

Ata janë dy italianë, një domenikane, një holandez, një shqiptar dhe 14 kolumbianë. Konkretisht sipas zv.Presidentes kolumbiane shqiptari quhet Klinton Dega.  Ndërkohë janë bërë publik edhe 12 emra të tjerë nga 19 të kapurit. Ata janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez. , Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.

Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017.

Kjo organizatë kriminale ishte një nga ato që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë. Personi i përfshirë akuzohet se punonte për partnerët e “Minotauro”, i dyshuar për vrasjen e një prokurori paraguaian. Informacioni bëhet i ditur pas takimit të zëvendëspresidentit me autoritetet paraguajane, përfshirë presidentin Mario Abdo Benítez, për të paraqitur progresin në hetimin e vrasjeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!