EMRI/ Zbulohet parcelë kanabisi në Lezhë, arrestohet 45-vjeçari, u kap duke u kujdesur për lëndët narkotike

schedule11:08 - 28 Qershor, 2025

schedule 11:08 - 28 Qershor, 2025

Në Lezhë është arrestuar 45-vjeçari Zef Kola, për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis. Në vijim të operacionin “Koordinata” u zhvilluan kontrolle në qarkun e Lezhës, ku u zbulua një parcelë në fshatin Berzanë, me 150 bimë narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan nga policia.

45 vjeçari në momentin kur u arrestua ishte duke u kujdesur për bimët.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Autoritetet njoftojnë se operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!