Emri, Xhaferi: Vendosin institucionet nëse dështon referendumi

schedule14:35 - 5 Shtator, 2018

schedule 14:35 - 5 Shtator, 2018

Në rast të dështimit të referendumit të 30 Shtatorit për çështjen e emrit në Maqedoni, vendimi do të merret nga institucionet. Deklarata u bë në një intervistë për mediat vendase nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u shpreh i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 Shtatorit dhe i bëri apel opozitës që të sillet me përgjegjshmëri.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet pjesëmarrja e nevojshme në referendum, Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve.

Ai theksoi se në një rast dështimi atëherë do të ishte e qartë se qytetarët kanë abstenuar nga e drejta për të marrë përgjegjësi vendimmarrëse.

Duke i lënë në këtë mënyrë vendin institucioneve që kanë zgjedhur që të vazhdojnë me proceset e radhës për këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!