Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Vritet shqiptari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

schedule09:17 - 14 Nëntor, 2025

schedule 09:17 - 14 Nëntor, 2025

Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e ndërtesës.

Sipas policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, u gjet i plagosur rëndë në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre,i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!