Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një i ri shqiptar është vrarë me thikë.
Media britanike BBC raporton se viktima është 22 vjeçari Lorik Abazi. Ai u qëllua me thikë ditën e diel në Croydon.
Dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar, teksa njëra prej vajzave u lirua më vonë me kusht.
Gjithashtu sipas BBC, dy të rinj të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje.


