Një 38 vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit. Policia njofton se 38 vjeçari Fatjon Dervishi është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe dy grupe të FNSH-së Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës./abcnews.al