EMRI/ Vrau të shoqen në Itali, më pas emigranti shqiptar telefonoi vëllanë, fqinjët: Ziheshin tërë kohës

schedule08:45 - 24 Tetor, 2022

schedule 08:45 - 24 Tetor, 2022

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e rumunes nga bashkëshorti i saj shqiptar në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa autori, Avni Mecje dyshohet të ketë marrë makinën dhe të jetë arratisur drejt vendlindjes.

Lexo edhe: Horror në Itali, emigranti vret gruan në shtëpi, dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë

Viktima është Alexandra Elena Mocanou, e cila punonte banakiere.

Fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.

Autori ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për dhe i ka thënë se duhej të arratisej.
akaq dyshohet që 35-vjeçarja të jetë vrarë një ditë më parë, të shtunën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!