EMRI/ Vrau motrën dhe kunatin, arrestohet në Itali 55-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

schedule11:36 - 3 Prill, 2024

schedule 11:36 - 3 Prill, 2024

Është arrestuar 55-vjeçari Gjovalin Lesi. 55-vjeçari në vitin 1997, në Rubik ka vrarë me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta kunatin dhe motrën e tij.

Operacioni është finalizuar si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas.

Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sakaq vijon bashkëpunimi për ekstradimin e tij në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTE:

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Verdikti”.

Operacioni, rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij.

Në vijim të operacioneve ndërkombëtare, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me partnerët, me objektiv lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Matera, Itali, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas, shkëmbim i kryer me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë, u finalizua operacioni policor i koduar “Verdikti”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik.

Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj..

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e 55-vjeçarit, në Shqipëri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!