EMRI/ Vëllai vrau Ylber Xhahysën në qershor, kush është i riu që u ekzekutua sot në Peqin

schedule09:37 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:37 - 27 Dhjetor, 2021

35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Menjëherë pas ngjarjes në zonë shkuan policia dhe grupi hetimor për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe është duke krehur zonën pasi besohet se ata ndodhën aty pranë. Dyshohet se pas vrasjes, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Paraprakisht policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu vrau një vit më parë Ylber Xhahysën pas një sherri në fshat për gërvishtjen e makinës.

Ndërkohë, 4 vjet më parë, vetë viktima e sotme ishte përfshirë në një atentat ndaj dy personave në Gjocaj të Peqinit. Për fat të mirë, atëhere nuk pati viktima dhe Albi Bashaliu u arrestua dhe u dënua. Mbetet i paqartë fakti se si arriti të dalë nga burgu për ngjarjen e katër viteve më parë.

Atentati

Ngjarja e rëndë me personazh kryesor Albi Bashaliun ndodhi në Gjocaj të Peqinit në 17 janar 2017 ku pas një sherri, viktima e sotme mori automatikun dhe qëlloi me breshëri ndaj dy personave, V.Sh 57 vjeç dhje A.B 38 vjeç.

Për fat të mirë, dy objektivat e Bashaliut i shpëtuan plumbave, ndërsa policia e arrestoi të riun me automatik në dorë.

Policia njoftoi atëhere se kishte sekuestruar 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm dhe 1 fishek i pa plasur, model 56 të kalibrit 7.62mm, si dhe automjetin tip Volksëagen me targa AA 226 ES në pronësi të autorit të ngjarjes.

Vrasja e Albert Xhahysës

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit në një lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashaliun. U përplasën për disa minuta me karrige.

Pas kësaj, 36 vjeçari nxorri armën dhe qëlloi 4 herë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Dëshmitarët i thanë ABC se, pas krimit, autori u larguar qetësisht për në shtëpi ku dhe u arrestua nga policia.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!