Humb jetën një besimtare në Kishën e Shna Ndout në Laç. Abc News mëson se gruaja, Gjele Biba është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Por, siç bëjnë me dije burime për Abc News, gruaja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Dyshohet se gruaja është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e kishës. Ndërkohë, ende nuk duhen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, tek Kisha “Shna Ndout”, në vendin e quajtur “Te shpella”, dyshohet që shtetasja Gj. B. 75 vjeçe, banuese në Ungrej, ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë. Është bërë transportimi i saj me ambulancë për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale/abcnews.al