Pjerin Brushtulli, 48 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Veliopjë.
Ai ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në afërsi të një resorti.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Lexo edhe: Të shtëna me armë në Velipojë, plagoset në afërsi të resortit 48 vjeçari, u qëllua në bark
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve./abcnews.al/