Emri u mbajt sekret, zbardhet biseda e mjekut duke kërkuar ndihmë për Maradonën

schedule10:08 - 28 Nëntor, 2020

schedule 10:08 - 28 Nëntor, 2020

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Legjenda argjentinase u nda nga jeta më 25 nëntor dhe një ditë më parë u dërgua në banesën e fundit nga familjarët dhe njerëzit e afërm. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as akuzat, madje avokati Matias Morla u shpreh se autoambulanca ishte vonuar për ndihmën e parë.

Së fundmi gazeta “El Dia” ka publikuar audion ku dëgjohet mjeku i Maradonës, Leopoldi Luque, duke kërkuar ndihmën. Ajo që vihet re është fakti që ai nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e “El Pibe d’Oro”. Kjo ndoshta për të shmangur daljen e lajmit.

Ai vetë nuk ishte me Maradonën në ato momente. Ai ka telefonuar për ndihmë në orën 12:16 dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 12:28, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e avokatit se kishte shkuar me më shumë se gjysmë ore vonesë. “El Dia ka publikuar” komunikimin e plotë të mjekut Leopoldo Luque.

TELEFONATA E MJEKUT

-Përshëndetje, mund të dërgoni një ambulancë në mënyrë urgjente në lagjen San Andres?
-Ku është?
-Tigre.
-Adresa?

-Është një lagje, San Andres. “Calle Italia”. Është një lagje e mbyllur
-Cila pjesë e lagjes?
-Në bllokun 45, le të vijnë dhe të pyesin aty.
-Çfarë ka ndodhur?
-Është një person i cili, nga sa më thonë, është në arrest kardiorespirator. Mjeku po i jep ndihmën e parë.

-Është burrë apo grua?
-Një burrë
-A e dini pak a shumë moshën
-60 vjeç, konkretisht.

-Emri dhe mbiemri juaj?
-Leopoldo Luque
-Do raportoj direkt, OK?
-Perfekt, mirë u pafshim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!