EMRI/ U hodh nga Ura e Bunës, gjendet i mbytur pas disa ditësh kërkime 60-vjeçari

schedule15:06 - 14 Janar, 2023

schedule 15:06 - 14 Janar, 2023

SHKODER – Është gjetur i pajetë 60-vjecari i zhdukur pak ditë më parë në Shkodër. Ai është gjetur i mbytur pranë Urës së Bunës, ndërsa gazetari e ABC News, Simon Shkreli raporton se viktima Ndoc Nika është vetëhedhur nga ura. Burime zyrtare të policisë thanë se shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për zhdukjen e 60-vjecarit kishte bërë kallëzim bashkëshortja e tij në polici. Mësohet se gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që ai përdorte dhe aparati celular.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!