Abdulla Budlla 71-vjeç u gjet i pajetë këtë pasdite në Fushë Prezë, në Tiranë. Trupi i të moshuarit u gjet në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit, i shtrirë në anë të rrugës.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se viktima është nga fshati Hametaq, njësia Prezë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe mjeti që lëvizte viktima.
Lexo edhe: Gjendet i pajetë një person në Fushë-Prezë, dyshohet të jetë qëlluar nga një mjet në lëvizje
Ndërkohë Policia thekson se është bërë rrethimi i zonës dhe sejanë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.
Informacion paraprak:
Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.