EMRI/ U eliminua me dy plumba pas koke, kush është shqiptari që u vra në Gjermani

schedule13:43 - 30 Nëntor, 2022

schedule 13:43 - 30 Nëntor, 2022

GJERMANI – Është zbuluar identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani mbrëmjen e së hënës. Raportohet se viktima është 42-vjeçari Mario Muka, i cili rezulton se në Shijak të Shqipërisë, merret me biznes. Ai kishte emigruar në Gjermani që prej vitit 2018.

Mësohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj shqiptarit. Ata kanë lëvizur me një makinë te vjedhur, dhe më pas e kanë parkuar buzë rrugës për të pritur shqiptarin. Ngjarja e rëndë ka pasur edhe dëshmitarët, ndërsa policia gjermane është vënë pas autorëve.

Policia po merret me pistën e hetimit mbi rrethanat e krimit, ndërsa sipas detajeve të bëra me dije nga mediat gjermane, ekzekutimi i shqiptarit nuk ka qenë rastësor.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, rezulton se shqiptari të jetë një emër i njohur për policinë gjermane, për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!