EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari në Berat

schedule09:57 - 17 Korrik, 2021

schedule 09:57 - 17 Korrik, 2021

Policia e Beratit ka vënë në pranga 36-vjeçarin Devis Xhaholli,  pasi i kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Xhaholli u arrestua në fshatin Orizaj të Çorovodës, ndërsa po transportonte me mjetin tip “ Porche” emigrantët.

Sipas policisë 36-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë.

Berat/Informacion-U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, goditën një rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Xh., 36 vjeç, (i dënuar më parë), banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në fshatin Orizaj, Çorovodë, shtetasin D. Xh., duke transportuar me mjetin tip “Porche”, kundrejt pagesës, 7 emigrantë të paligjshëm, nga vendet e treta./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!