EMRI/ Tjetër rast abuzimi seksual me të mitur, denoncohet një 67 vjeçar në Vlorë

schedule11:30 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:30 - 1 Qershor, 2020

Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Ditën e djeshme policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë një 67 vjecar.

ABC News ka mësuar se Sofo Skënderi, 67 vjeç, banues në fshatin Ceprat dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.

LEXO edhe: Lëndë narkotike dhe ngacmim seksual, 6 persona në Vlorë arrestohen për vepra të ndryshme penale

Poicia ka vërtetuar se ne date 30 maj, 67 vjeçari ka kryer veprime dhe ka thënë fjalë të turpshme minorenes.

Për këtë fakt, familja e të miturës ka denoncuar Skënderin.

Të shtunën e kaluar u raportua edhe një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur.

LEXO edhe: FOTO / Abuzimi seksual me të miturën, ky është 65-vjeçari Abaz Doku

Abaz Doku, 65 vjeç, roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë dyshohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare./abcnews.al