EMRI/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe vodhi para në një supermarket, arrestohet 45 vjeçari në Sarandë

schedule16:24 - 30 Qershor, 2024

schedule 16:24 - 30 Qershor, 2024

45 vjeçari Gentjan Xhaferi, banues në Ksamil është vënë në pranga për vjedhje. Xhaferi dyshohet se rreth orës 17:20 të 27 qershorit, ka vjedhur 75.000 lekë të reja ne nje supermarket në lagjen nr.1 të Sarandës.

Nga sa rezulton, Xhaferi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të cilën e ka thyer dhe për këtë përveç vjedhjes do t’i rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Xhaferi rezulton me disa precedentë penalë për vjedhje, ndërsa herën e fundit ka qenë i arrestuar në nëntor 2023 për tentativë vjedhje në Sarandë./abcnews.al