Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Theu arrestin shtëpiak, humbi jetën në paraburgimin e Lezhës, ky është i riu

schedule20:48 - 22 Gusht, 2022

schedule 20:48 - 22 Gusht, 2022

28-vjeçari Ordison Kastrioti, ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin rajonal të Lezhës. Kastrioti me origjinë nga Tirana, i cili mbahej në paraburgimin e Shënkollit, është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës pasi është ndier keq.

Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari ka pësuar infarkt.

Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!