Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë mbrëmjen e djeshme.
Markvukaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
29-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj bashkatdhetarit të tij IZ, 19 vjeç, shkruan il giorno.
Plagosja e 19-vjeçarit ndodhi më 19 shkurt në zonën e Urës së Mbuluar në Pavia .
Pas të shtënave ai u arratis në Shqipëri, ku dhe më pas u arrestua në Lezhë.
Duke udhëtuar me autobus ai kaloi kufirin më 21 shkurt.
Tani Markvukaj ka mbërritur në Itali në pritje të gjykimit./Abcnews.al/