EMRI/ Tentoi të trafikonte kokainë, kapet 59-vjeçari në kufi me Maqedoninë e Veriut. Çfarë iu gjet në banesë

schedule09:28 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 09:28 - 5 Dhjetor, 2023

Një 59-vjeçar është arrestuar në Bllatë, në kufi me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të operacionit policor “Border”, vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli”.

Rami Çela ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Bazuar në inteligjencën policore, forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e  dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit,  Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!