EMRI/ Tentoi të trafikojë kokainë, arrestohet inxhinieri shqiptar

schedule20:06 - 1 Mars, 2021

schedule 20:06 - 1 Mars, 2021

Gjatë viteve të fundit, emigrantë të cilat ndërmarrin hapjen e bizneseve kanë përfunduar në gjykatat penale ekonomike, si trafikantë të lëndëve narkotike në Correo Argentino.

Është vënë re se drejtësia në vendin amerikano-latin, në shumicën e rasteve ndaj trafikantëve ka dhënë rezultat, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa, kanë sjellë në vëmendje historinë e një shqiptari në këtë vend.

Një 38-vjeçar nga Elbasani, Arbër Likaj me profesion inxhinier kompjuteri ishte vendosur në Buenos Aires, në një apartament në Recoleta në Rrugën Cabello, disa blloqe larg Park Las Heras.

Likaj njihej për jetën e tij aktive në rrjete sociale, ku shfaqej i rrethuar me vajza si edhe frekuentues i klubeve të natës.  Duke hedhur në këtë mënyrë dyshime për jetën që bënte.

Por në vitin 2013 ishte në kërkim nga autoritetet.

Dyshohej gjithashtu se ishte organizator i transportimit të më shumë se 11 kg kokainë, e zbuluar në aeroportin e Ezeuzës , që pritej të transportohej në Athinë dhe në Romë.

Por shpërndarja e lëndëve narkotike duket se nuk do të vijonte më tej për 38-vjeçarin shqiptar, pasi më 26 shkurt është dënuar me 4 vjet e 10 muaj burg.

Mediat e huaja shkruajnë se Arbër Likaj ishte i fundit nga bashkëpunëtorët e tjerë, një grek dhe dy shqiptarë që i kishte shpëtuar drejtësisë.

Shqiptari tjetër Arsen Qosja është dënuar me të njëjtat vite burg si 38-vjeçari Likaj.

Arbëri dhe Arseni kishin kontakte në rrjetin social “Facebook” ku edhe ishin miq. Qosja ishte edhe shkaku që u arrit në identifikimin e Arbër Likaj nga policia.

/abcnews.al/