Një person është vënë në prangat e policisë për shkak se ka tentuar të fusë drogë në burgun e Drenovës.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se i arrestuari është Lorenc Cuka.
Këtij të fundit gjatë kontrollit që i është bërë në rrobat e brendshme i është gjetur një sasi prej 5 gr heroinë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se i arrestuari, drogën që kishte me vete do t’ja jepte një të dënuari që priste të takonte. E.L/abcnews.al/