EMRI/ Të shtëna me armë në Fier, një i plagosur  

schedule18:58 - 11 Mars, 2020

schedule 18:58 - 11 Mars, 2020

Të shtëna me armë raportohen në Fier. Policia sqaron se pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri Marius Rrapushi, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Gazetarja Vlabona Davidhi raporton për abcneës.al se motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, pasi i lënduari ka deklaruar se nuk e njeh autorin, por ka patur me të një konflikt të castit jashtë lokalit.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe po punpon për kapjen e tij. Mëoshet se autotri përdorur një armë pistoletë dhe e ka shkrepur dy herë. Mbetet për tu sqaruar nëse kemi vërtet të bëjmë për një konflit te çastit apo për motive të tjera.

Ende nuk ka të dhëna nëse kemi të bëjmë me persona që janë të përfshirë në aktivitete kriminale. Nga të dhënat paraparke në rrugë jo zyrtare mësohet se i plagosuri nuk është person me precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30,  në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar  dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!