Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRI) Skafi me drogë nga Saranda/ Gjendet një tjetër sasi në det, 135 kg lëndë narkotike e sekuestruara

schedule17:50 - 26 Tetor, 2025

schedule 17:50 - 26 Tetor, 2025

Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe në të gdhirë të së premtes u mbyt në ngushticën detare midis Korfuzi dhe Igumenicës.

Sipas policia greke, pasi u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës drejtuesi i skafit, 50-vjecari Edmond Musa nga Saranda, i njohur si “Çimoni”, u shkua sërish tek vendi ku u mbyt skafi. Me ndihmën e një zhytësi privat, brenda skafit u gjetën 5 pako me 79 kg 750 gram marijuanë. Por një ditë më pas, në vendin e quajtur “Voda” në Sajadhë, u gjetën 1 cantë që përmbante 6 pako të tjera me 56 kg 130 gram marijuanë. Deri tani sasia totale e drogës së sekuestruar është 135 kg 880 gram marijuanë.

Personi i arrestuar, Edmond Musa, akuzohet për shkelje të ligjit “për substancat që shkaktojnë varësi”, pasi tentoi të importonte ilegalisht një sasi të madhe droge në Greqi, si dhe për “hyrje të paligjshme në vend” pasi nuk kishte dokumente të ligjshme udhëtimi. Përveç kësaj, u sekuestruan droga, skafi prej poliesteri e përdorur si mjet transporti dhe një telefon celular.



Vlera e sasisë së sekuestruar të drogës arrin në 400.000 euro.

Paralelisht më autoritetet greke, ka nisur hetimet edhe policia e Sarandës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!