EMRI/ Si në filma, i moshuari ndalohet në Hanin e Hotit dhe hedh armën nga makina, i sekuestrohen mbi 17 mijë euro

schedule10:40 - 3 Shkurt, 2024

schedule 10:40 - 3 Shkurt, 2024

Një ngjarje si në filma ka ndodhur në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Një i moshuar nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar. Faruk Sekja për t’iu fshehur policisë ka tentuar të fshehë armën e zjarrit, por që i është gjetur.

Sakaq, të fshehur në automjet, i është gjetur edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “COOPERATION”.

U largua me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi, bllokohet menjëherë nga Policia Kufitare shqiptare, në territorin e PKK Hani i Hotit.

72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

72-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal, për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej 17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë.

Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi F. S., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Faruk Sekja ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Faruk  Sekja 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!