Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Atentat inspektorit të Hetimit Tatimor në Shkodër, lëndohet 38-vjeçari, një makinë gjendet e djegur

schedule12:07 - 28 Tetor, 2025

schedule 12:07 - 28 Tetor, 2025

SHKODËR- Paraditen e së martës, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, në momentin që qytetari Enea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e vendosur në automjet.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 38-vjeçari, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Enea Buzukja është me detyrë specialist i monitorimit të Hetimi Tatimor, në rajonin e veriut.

Gjatë hetimeve, Policia ka gjetur  një automjet i djegur në fshatin Dragoç të Postribës, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!