EMRI/ Shiste online ilaçe të kontrabanduara, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

schedule16:05 - 17 Janar, 2023

schedule 16:05 - 17 Janar, 2023

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një 35 vjeçar pasi mbante në banesën e tij dhe shiste online ilaçe të kontrabauara.

Bëhet fjalë për shtetasin Amarildo Muço banues në Tiranë, i cili është arrestuar nën akuzën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të shtëpisë policia i ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftim policie

Tiranë- Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Medicines 2”.

Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/