Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje nga pakujdesia është vënë në prangat e policisë në Rinas.
I arrestuari Henri Gjalpi, 26 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Ndëkaq kujtojmë se 26 vjeçari me datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, është konfliktuar me shtetasin Gentjan Talja, 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital. Ndërkohë Talja e Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Gjapi dhe Talja janë konfliktuar me duar dhe si pasojë ky i fundit ka humbur jetën nga plagët e marra në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al