EMRI/ Sherri në burgun e Peqinit, ndërron jetë një i dënuar

schedule15:00 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:00 - 15 Dhjetor, 2023

E rëndë ngjarja e raportuar në Burgun e Peqinit. Një sherr mes të dënuarve është raportuar ditën e sotme. Të përfshirë në këtë ngjarje janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Lir Xhakja. ABC mëson se i dënuari Arben Lleshi ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë punën hetimore lidhur me ngjarjen, ndërkohë pritet që edhe Forcat RENEA në burgun e Peqinit.

Mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri tip pistoletë që dyshohet të futur me dron në ambientet e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

/abcnews.al/