EMRI/ Sherri mes dy shoferëve të autobusëve përfundoi në përdorimin e armës në Belsh, ja kush është autori

schedule16:52 - 1 Mars, 2023

schedule 16:52 - 1 Mars, 2023

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Belsh të Elbasanit, ku debati mes dy shoferëve të autobusëve degradoi në përdorimin e armës nga një prej tyre.

Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka asnjë të lënduar, dëmet janë vetëm materiale.

LEXO EDHE: Arma “kërcet” edhe në Elbasan/ Arrestohet pas një ore autori, nuk ka të lënduar

Mësohet se autori është Altin Dervishi 35-vjeç banues në Belsh.

Njoftimi i policisë:

Belsh

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!