ITALI- Një shqiptar është aksidentuar për vdekje në vendin e tij të punës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Lulzim Bulci.
Sipas mediave fqinje, Bulci ka rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash pasi struktura e betonit në një magazinë u shemb në tokë.
Po ashtu raportohet se ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër, rreth 31-vjeç nga Maroku.
Ky i fundit u transportua për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al