(Foto ilustruese)
KOLONJË- Një ngjarje e rëndë është riregjistruar vetëm pak minuta më parë në Ersekë. Një 65 vjeçar nga fshati Qinam ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Agron Avdyli ka qenë në kullota për të nxjerrë bagëtitë ndërsa ka qenë me persona të tjerë i shoqëruar dhe këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen ku kanë lajmëruar edhe policinë.
Policia konfirmon humbjen e jetës së 65-vjeçarit, ndërsa është nisur drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

