TIRANË- Personi që shihni në foto është trafikanti Enea Sulejmani, i cili u kap mbrëmjen e së enjtes duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në Tiranë.
Në momentin e ndalimit, Enea Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien e tyre.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur Sulejmanin në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve nuk ka rrezik për jetën.
Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra, raporton se Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Sakaq, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj janë dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me Sulejmanin.
Grupi hetimor ka nisur kontrollet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin kriminal të tre të rinjve. /abcnews.al