Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Regjistruan një pronë me dokumente false, arrestohet ish drejtori i ASHK Durrës. Në kërkim tre zyrtarë të tjerë

schedule12:05 - 20 Nëntor, 2024

schedule 12:05 - 20 Nëntor, 2024

Ish drejtuesi i ASHK Durrës, Ardian Kona është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për regjistrimin e një prone me dokumente false në Gjirin e Lalëzit.

Policia njofton se ndaj 52 vjeçarit gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg.

Në kërkim janë shpallur tre të tjerë, dy ish zyrtarët e Kadastrës Bled Zerba e Leandro Dervishi si dhe një tjetër person, që ka përfituar pronën. Ndaj tyre është dhënë gjithashtu masa arrest në burg.



Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!