EMRI/ Qëlloi me armë zjarri drejt një lokali, arrestohet 33 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule16:08 - 27 Nëntor, 2024

schedule 16:08 - 27 Nëntor, 2024

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 33 vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gentjan Markaj dyshohet se me datë 31 Korrik të këtij vitit ka qëlluar me armë zjari në drejtim të një lokali për motive të dobëta.

Ndaj 33 vjeçarit, gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al