Policia ka ndarë detaje nga vdekja e punëtorit Preng Gjoni në vendin punës këtë të shtunë në Shëngjin. Mësohet se 50-vjeçarit i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe ka humbur jetën në spital.
Sakaq, janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit Preng Gjoni, 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari./abcnews.al

