Dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh janë vënë në pranga nga policia e Vlorës.
46 vjeçari Letjano Beluli ishte në kërkim pasi në vitin 2019 ishte dënuar nga gjykata e Elbasanit me 1 vit e 7 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Personi tjetër i arrestuar, 32 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 12.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al