EMRI/ Pranga mjekut në Akaigurisë, lëshonte raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët

schedule19:27 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 19:27 - 14 Dhjetor, 2023

Mjeku i Akademisë së Sigurisë së Tiranës, Arjan Xhaferraj është arrestuar këtë të enjte pasi akuzohet se falsifikonte raportet shëndetësore të studentëve të Akademisë së Sigurisë në këmbim të parave. Për çdo raport Xhaferraj merrte nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë. Studentët që mungonin shkonin te mjeku dhe merrnin raportet për të justifikuar mungesat në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor, siguronin fiktivisht raportin mjekësor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.

Gjithashtu është provuar se mjeku i arrestuar kryente fallsifikimin e raporteve mjeksore, duke lëshuar raporte mjekësore për studentët në kohë të mëparshme. Ai gjithashtu i lëshonte raporte mjekësore personave të tretë pa qenë prezent dhe pa kryer vizitën mjekësore.

Për sa më sipër, hetimet vijojnë në gjendje të lirë edhe në ngarkim të 45 studentëve/kursantëve, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!