EMRI/ Policia kap “mat” shqiptarin dhe italianin, po bënin shkëmbimin

schedule13:17 - 30 Prill, 2022

schedule 13:17 - 30 Prill, 2022

Policia italiane arrestoi një ditë më parë një 33-vjeçar shqiptar në Reggio Emilia, i cili shpërndante lëndë narkotike në zonë.

Operacioni u krye pranë një bari në qytet ku policia ndërhyri teksa 33-vjeçari shqiptar i quajtur Enri Macaj po shkëmbënte drogën e një italian të quajtur Lorenzo Selvitella.

Policia zbuloi se Macaj i kishte dhënë italianit 22 gramë kokainë. Macaj kishte edhe 6 gramë kokainë me vete, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i gjetën edhe 9 gramë të tjera.

Të dy ata dolën sot paradite para gjykatës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg”. Shqiptari akuzohet se ka shpërndarë lënde narkotike, ndërsa po hetohet edhe italiani për të zbuluar nëse ishte shpërndarës apo përdorues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!