Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në Maliq. Gazetari Roland Beqiraj raporton se një 45 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht teksa po pastronte armën e gjahut.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zëmblak. 45 vjeçari Taulant Myftarlli ka qenë duke pastruar armën tip çifte, që e posedonte me leje, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.
Për pasojë 45 vjeçari ka humbur jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al