KURBIN- Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi ka plagosur me thikë një 50 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Laç.
Në pranga është vënë Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Sipas uniformave blu 33 vjeçari, rreth orës 20:00, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur 50 vjeçarin banues në fshatin Gjormë.
I plagosuri po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. / abcnews.al /

