Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Thive në Shkodër.
Burime bëjnë me dije për ABC se Eduart Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore./mv.abcnews.al